You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

17 April 2015

Borxhe

Vetes i ke borxh
Ta duash
Kur gjithçka ta pranon
Pa bërë dallim

Zemrës i ke borxh
Falenderim
Qe nga gjoksi e shkul
E pishtar e mban kur hapin përpara e shtrin

Mendjes i ke borxh
Ta falësh
Kur planet e ëndrrat t'i servir pa kthim

Gojës i ke borxh
Fjalën
Që s'e le ta thotë në mbrëmje e as n'agim

Syrit i ke borxh
Lotin
që ja thave para se me vete ta merrte çdo shqetësim

Veshit i ke borxh
Tingujt
E gjuhës që harruar ngelen përveçse në mendim

Dorës i ke borxh
Përkedheljen
Që munguar është kur je në udhëtim

Vetes
Veten ja ke borxh
Deri në plotësim.

No comments:

Post a Comment